Connect with us

Aktualitet

‘Edhe kur përdhunohen, femrat shtiren sikur s’duan’/ KMD merr vendim ndaj avokatit Ngjela

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e ka konsideruar si gjuhë urrejtje deklaratën e avokatit Spartak Ngjela, pak kohë më parë në emisionin “Më lër të flasë”, i cili tha se “femrat edhe kur përdhunohen, bëjnë sikur nuk duan”, një deklaratë e cila bëri me shpejtë xhiron e rrjetit.

“Në legjislacionin anglez nuk mund ta akuzosh tjetrin për përdhunim në rast se nuk ke rezistuar. Ajo duhet të rezistojë. Është edhe skema e vajzës se bën sikur s’do. Ato që akuzojnë x për përdhunim në bazë të të drejtës penale angleze ata masin sa e ke segmentin e rezistencës. Se vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia. Prandaj duhet të jetë rezistenca e madhe që ai ta dënojë, sepse mund të jetë skerco. Bën sikur s’do, këtu matet shkalla e rezistencës”, tha avokati Ngjela.

KMD i ka kërkuar Spartak Ngjelës që të bëjë një deklaratë publike, ku të distancohet nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe të evitojë në të ardhmen përdorimin e saj.

KMD e cilëson “qëndrim jo profesional, jo informues, paragjykues, dhe nga ana tjetër krijon negativitet kundrejt grave e vajzave në përgjithësi, e në veçanti kundrejt asaj kategorie që mund të jenë viktima të përdhunimit, duke i shqetësuar ato dhe duke krijuar premisa për sjellje diskriminuese kundrejt tyre.”

KMD ka vendosur më tej se, përdorimi i kësaj gjuhe nga një person publik, i njohur në fushën e politikës, me profesion avokat, autor librash dhe i dënuar politik për shkak të ushtrimit të të drejtës së fjalës së lirë, në një televizion kombëtar me shikueshmëri të lartë, krijon mundësinë e keqinformimit, stereotipizimit, paragjykimit të gruas në përgjithësi dhe tek disa ndjenja urrejtjeje ndaj viktimave të dhunës seksuale.

Po ashtu, KMD i ka bërë vërejtje dhe televizionit Top Channel, ku i rekomandon të bëjë kujdes të shtuar në lidhje me kontrollin dhe mosshpërndarjen e materialeve që mund të përbëjnë gjuhë urrejtjeje, si dhe mori masa për heqjen e videos me deklaratat e Ngjelës nga rrjetet sociale.

Advertisement

TRENDING