Pinknews
“S’kishim para”, aktori rrëfen mes lotësh momentin më të vështirë
Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj, i ftuar sonte në “S’e Luan Topi” rrëfeu një periudhë të vështirë në jetën e tij. Ai kujtoi momentet kur është përballur me vështirësi të mëdha ekonomike.
“Unë isha në periudhën më të vështirë në vitin 2018. Ne ikëm nga televizioni ku ishim atë vit. Jona ishte shtatzënë, erdhi një moment ku paguam qiranë dhe nuk kishim më asnjë lekë. Ka zgjatur disa javë. Kanë qenë shtatë javët më të vështira të jetës. Isha mësuar gjithmonë të punoj. Në atë periudhë kam shitur një kamerë. E kam pasur shumë pasion fotografinë dhe kur shita atë kam qarë shumë”.
I përlotur, aktori tregoi se lindja e djalit ishte një ogur i mirë për familjen e tij.
“Por, viti 2018 kur lindi djali, ishte viti kur filloi të lulëzonte ekonomia ime, fillova punën e re. Edhe ardhja ime në Top Channel erdhi në një moment të vështirë për mua. Kisha disa oferta, por unë zgjodha të isha në Top Channel”.
Visjani nuk i mbajti lotët ndërsa lexonte me zërin që i dridhej letrën nga bashkëshortja e tij, Jona.