Connect with us

LAJMI I FUNDIT

‘Vuçiç i humbi të gjitha brenda natës, përgjegjësinë po e transferon te ne’

Kryetari i Forumit Kombëtar Serb, politikani serb nga Graçanica, Momçilo Trajkoviç, në një intervistë për ‘Nova’, tha se thirrja e Aleksandër Vuçiç drejtuar serbëve në veri të Kosovës për të paraqitur iniciativë për zgjedhje të parakohshme,  në fakt është pranim i humbjes dhe përpjekje “e thyer” për të korrigjuar gabimet e tij. “Mendoj se Vucic po përpiqet në mënyrë shumë të korruptuar të korrigjojë gabimet katastrofike që ka bërë vitin e fundit në veri të Kosovës. Duhet t’i kujtojmë atij arsyet pse serbët e veriut të Kosovës u larguan nga institucionet dhe cilat kushte u vendosën për t’u kthyer në to. Asnjë nga këto kushte nuk është plotësuar. Jo vetëm që nuk janë përmbushur, por situata në të cilën ndodhen serbët sot është katastrofike, tragjike. Në një atmosferë të tillë, presidenti, i cili premton se do t’i mbrojë serbët, propozon që të paraqesin iniciativë për zgjedhje. Është një pranim i humbjes së politikës së tij” I pyetur nga ‘Nova’, se si ai e sheh ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë,  Trajkoviç theksoi se gjithcka eshte pasoje e politikes se Vucic dhe se Milan Radojicic eshte vegël e presidentit serb.

Advertisement