LAJMI I FUNDIT
Samiti, mesazhi i Michel: Mos lejoni fantazmat e të shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen
Në takimin e zhvilluar ditën e sotme në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit mbajtur në Tiranë, Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel dhe një mesazh të qartë. Ai u shpreh se nuk mund të lejojnë që konnfliket dypalëshe të mbajnë peng zhvillimin e vendeve, duke shtuar se nuk mund të bashkëpunim pa pajtim dhe se konfliktet dypalëshe s’mund të lejohet të mbajnë peng të ardhmen. “Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka përqendruar vëmendjen tonë tek Ballkani Perëndimor. Duhet të rrime krah për krah për të mbështetur popullin e Ukrainës. Ne sëbashku duhet të jemi më të fortë, për të vendosur stadarde dhe për të nxirtur vlera të përbashkëta. Ju e keni bërë objektiv rrugëtimin tuaj për anëtarësimin në BE, ne e mbështesim. Ky integrim mund të ndodhë në fusha të ndryshme, sidomos në tregun e përbashkët sa i takon bashëkëpunimit ekonomik. Edhe përfundimi i tregut të përbashkët rajonat do ta nxisë këtë lloj investimi. Një marrëveshje e re për njohjen e kualifikimeve do të nënshkruhen sot. Nuk mund të lëmë konfliktet dypalëshe të na mbajnë peng. Zgjidhja e tyre mund të jetë më dhimbshme se reformat, por duhet bërë. Mos lini fantazmat e së shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim, nuk ka asnjë të ardhme pa pajtim. Dhe të gjithë e dimë se kjo kërkon një fokus të sinqertë tek e ardhmja. Së fundmi, qytetarët duan një të ardhme më të mirë dhe kët ëmund ta bëjmë realietet. Ju mund të mbështeteni në bashkëpunimin tonë të siqertë”, tha ai