Connect with us

Kosova

Vuçiç po i tregon BE-së gishtin e mesit/ Reagimi i deputetit gjerman

Qëndrimi në Kinë i Aleksandër Vuçiç, në një kohë kur në Tiranë u mbajt samiti i Procesit të Berlinit, nuk ka mbetur pa u kritikuar. Presidenti serb  nga Pekini lëshoi  akuza të shumta për Kosovën, teksa dhe tregoi për bisedat që zhvilloi atje, ndër të tjera edhe me Vladimir Putinin. Sipas deputetit gjerman, Reinhard Butikofer, me veprime të tilla, Vuçiç po i tregon gishtin e mesit Bashkimit Evropian. Ai I ka listuar si të gabuara të gjitha këto veprime të Vuçicit, përfshirë edhe aneksin e marrëveshjes së Brukselit, që, sipas kryeministrit Kurti, kryeministrja serbe Ana Bernabic refuzoi ta nënshkruante. “Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit. Vuçiç preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare në Samitin e Berlinit në Tiranë, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen. Gjeni ku qëndron gabimi” – shkroi Butikofer. Lëvizjet e fundit të Vuçicit, i ka kritikuar të hënën edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Asaj nuk i ka shpëtuar fakti se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e bojkotoi samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë për të shkuar për vizitë në Kinë. Sipas von Cramon, ky është një sinjal për Bashkimin Evropian, ku presidenti i një shteti pretendent për të hyrë në BE bojkoton samitin. Eurodeputeti gjerman, i ka reaguar gjithashtu edhe emisarit gjerman Manuel Sarrazin i cili ka shprehur qëndrimin e tij se s’ka nevojë për qasje të re përsa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, politikani gjerman që ka zë në Parlamentin Evropian e ka gabim dhe se Borell, Lajçak dhe Varhelyi e kanë humbur besueshmërinë në Kosovë. Sipas tij, vazhdimi i procesit të negociatave sikur s’ka ndodhur asgjë, e çon procesin edhe më thellë në qorrsokak. “Gabim, Manuel Sarrazin! Jeni në rrugën e gabuar. Lajçak, Borrell dhe Varhelyi kanë humbur të gjithë kredibilitetin në Kosovë. Të vazhdosh me punën si zakonisht, çon më thellë në një qorrsokak” – ka shkruar Butikofer.

Advertisement