LAJMI I FUNDIT
Banjska flet: Shërbimet ruse të inteligjencës janë ende shumë aktive në Ballkan
Politologu nga Bosnja e Hercegovina, Jasmin Mujanoviç, ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, tregon se forcat dhe shërbimet ruse të inteligjencës janë ende shumë aktive në Ballkanin Perëndimor.
“Ata e konsiderojnë zonën e Ballkanit Perëndimor si një front të mundshëm të dytë, të tretë dhe madje të katërt kundër Perëndimit politik. Aty, natyrisht, Kosova është jashtëzakonisht e rëndësishme, por edhe Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Ajo çfarë ndodhi në Banjskë, na kujton shumë ato fazat e para të agresionit kundër Bosnje-Hercegovinës, gjithashtu edhe ndaj Republikës së Kroacisë në vitet 1990 dhe 1992. jam i bindur se, nëse sulmi terrorist do të ishte i suksesshëm, nëse Serbia do t’i arrinte të gjitha qëllimet që donte të arrinte, ata ndoshta do të më flisnin tashmë në këtë moment për të ashtuquajturën Republikë Srpska në Kosovë” – tha Mujanoviç në një intervistë për ‘The Geopost.’
Politologu nga Bosnja e Hercegovina ka theksuar gjithashtu se e sheh politikën e Serbisë të ngjashme me atë të viteve 1990, dhe pavarësisht se pjesa agresive ushtarake e formatit mund të mos jetë aq e theksuar për momentin, ajo është ende një kërcënim i madh.
Mujanoviç konsideroi se rreziku më i madh në zonën e Ballkani Perëndimor është regjimi i Aleksandër Vuçiçit dhe të gjithë pengjeve të tij, duke përfshirë edhe udhëheqësin e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, teksa edhe akuzoi qasjen e butë të disa vendeve të Perëndimit ndaj kësaj politike.