Connect with us

Kronike

E FUNDIT/ Zetori përplaset me dy makina, raportohet për të lënduar

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, ku dy automjete dhe një zetor janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilat janë transportuar drejt spitalit.

Raportohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për zhbllokimin e trafikut në këtë aks.

Advertisement