Connect with us

Kosova

Vrasja e efektivit/ Sveçla: Të sanksionohet Serbia që të mos përsëritet sulmi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i pranishëm në Forumin e Ministrave të Brendshëm, ka ritheksuar rëndësinë e sanksionimit të Serbisë, në mënyrë që të mos përsëritet sulmi si i datës 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla ka theksuar se “ falë angazhimit dhe profesionalizmit të Policisë sonë, me 24 shtator u parandalua një katastrofë dhe u mbrojtën jetët e qytetarëve, të zyrtarëve të tjerë policor, sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës sonë”.

Forumi në fjalë është mbajtur nën organizimin e Presidencës Spanjolle të Këshillit të Evropës dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

TRENDING