Connect with us

Kosova

‘Lajçak, nuk është serioz dhe i rëndësishëm, s’ka fuqi’

Kosovën dhe Serbinë të shtunën e kaluar e vizitoi grupi që njihet si “Pesëshja e e madhe”, e para që nga sulmi i 24 shtatorit. Emisari europian Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pa vonesa të tjera. Pa themelimin e Asociacionit, sipas Lajçak, nuk do të ketë progres në rrugëtimin evropian të Kosovës. I pyetur se si duhet të veprojnë dhe të procesojnë tani e tutje autoritete kosovare me këtë rast, politologu Jasmin Mujanoviç deklaroi se para së gjithash, Miroslav Lajçak nuk është një person serioz e i rëndësishëm. “Në këtë pikë, mendoj se qeveria e Kosovës duhet t’i kërkojë BE-së dhe SHBA-së që, si hap të parë, largimin e Lajçak-ut. Ai ka humbur plotësisht  gjithë besueshmërinë. Fjala e tij është e parëndësishme dhe në të vërtetë ai nuk ka asnjë fuqi.Përsa i përket Asociacionit, qëndron ajo që ka thënë Albin Kurti, dhe më e rëndësishmja, që kanë paralajmëruar ekspertë të jashtëm, se Vuçiç e do bashkësinë e Komunave Serbe, si një lloj shtrese për agresion të mëtejshëm kundër Kosovës, e cila do të ishte një republikë tjetër e serbëve. Gjithçka, ajo cfare thashë për Lajçak, vlen edhe për emisarin amerikan. Gabriel Escobar nuk është një person relevant, por veç një burokrat.Kosova duhet të përpiqet të bëjë përparim në marrëdhëniet e saj me Shtëpinë e Bardhë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Kongresin e SHBA-së dhe të anashkalojë në thelb atë që po bën Departamenti i Shtetit në këtë moment, sepse është shumë e qartë që Departamenti i Shtetit nuk e di se çfarë është duke bërë”. Mujanoviç theksoi gjithashtu se para së gjithash, Kosova ka nevojë për sundim e ligjit në terren, dhe më pas duhet të flas për modalitetet e mundshme të asociacionit, pasi sidomos pas ngjarjeve në Banjskë, të flasësh për asociacionin eshte absurd

Advertisement