Kosova
E vërteta/ Rada Trajkoviç tregon lidhjet mes Radoiçiç dhe shefit të BIA-s
Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve si dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, duke folur për situatën në veri të Kosovës, ka thënë se Milan Radoiçiç nuk ka mundur i vetëm të veproj në Banjskë për të kryer sulmin terrorist dhe se atë e mbron në mënyrë të drejtpërdrejtë shefi i BIA-s, Bojan Dimiçi
Trajkoviç gjithashtu ka insistuar që drejtimi i këtij institucioni të sigurisë duhet të ndryshohet.
“Nëse udhëheqësia e institucionit nuk ndryshohet, përgatituni që nuk do ketë stabilitet asa pë Kosoën dhe as për serbët në Kosovë. Në BIA është i nevojshëm një ndryshim shumë më i thellë që nënkupton ndryshimin e politikës e cila do të kishte njerëz pro-evropian të instaluar brenda sistemit edhe në Beograd e posaçërisht në sistemin e sigurisë, pra njerëz që e kuptojnë sistemin e sundimit të së drejtës. Kam frikë se tani për tani ky ndryshim s’mund të ndodh” – tha ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç.
Kujtojmë se më 24 shtator, një grup i armatosur terrorist sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, u arrestua dhe u la I lire 24 ore me pas.
Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë sulm dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.