Connect with us

Aktualitet

“Të armatosur në Kuvend”, Garda e Republikës reagon pas akuzave të opozitës

Garda e Republikës reagon pas akuzave të opozitës se në Kuvend kishte gardistë të armatosur. Garda e mohoi këtë fakt.

REAGIMI

Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se:

Ky pretendim është tërësisht i pa vërtetë.

Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet.

 

 

Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit.

Advertisement