Connect with us

Aktualitet

Prokurorët e SPAK mbyllin vizitën në SHBA dhe kthehen, nga do t’ia rifillojnë?

Zyrtarët e lartë të SPAK-ut, përfshirë Altin Dumanin, kanë përfunduar vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).

Prokurorët e SPAK u nisën drejt SHBA-ve pas lëshimit të masave, “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest me burg” për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Gjithashtu dhe pas hetimeve të tjera të bujshme, për krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivel të lartë.

Nga hetimi i këtyre dosjeve, prokurorët e posaçëm kanë marrë kërcënime dhe sulme politike, dhe duket se janë thirrur nëSHBA për mbështetje morale.

Tashmë ata ndodhen në Shqipëri dhe pritet të nisin me hetimin e dosjeve të tjera të bujshme.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Shqipëri:

Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew.

Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).

Advertisement