Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Shpërthimi në pikën e karburantit në Tiranë, arrestohet menaxheri

Policia e Tiranës ka arrestuar menaxherin e karburantit në rrugën “Bardhyl”, pas shpërthimit që ndodhi në momentin që autoboti po shkarkonte benzinën.

Në pranga ka përfunduar Miklovan Çollaku, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur Çollaku  si dhe shoferi i autobotit. Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës, 4 nentor pranë një pike karburanti në rrugën Bardhyl në kryeqytet.

Sipas të dhënave nga policia, ka pasur një shpërthim të valvulës së sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit ngjitur me karburantin

Advertisement