Connect with us

Bota

Lufta/ Abu Mazen: 10 mijë palestinezë të vrarë, si mund të heshtim?

Në takimin që po zhvillohet mes sekretarit amerikan, Antony Blinken dhe presidentit, Abu Mazen, ky i fundit parashtroi pyetjen “si mund të heshtim për vrasjen e 10 mijë palestinezëve”.

“Si mund të heshtim për vrasjen e 10 mijë palestinezëve, duke përfshirë 4,000 fëmijë, dhjetëra mijëra të plagosur, dhe shkatërrimin e dhjetëra mijëra njësive të banimit, infrastrukturës, spitaleve, qendrave të pritjes dhe rezervuarëve të ujit”, tha Abu Mazen.

Po ashtu ai shtoi se ajo që po ndodhte në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem është e tmerrshme.

“Ajo që po ndodh në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem nuk është më pak e tmerrshme, përsa i përket vrasjeve dhe sulmeve mbi tokat, njerëzit dhe vendet e shenjta, nga duart e forcave okupuese dhe kolonëve terroristë, të cilët kryejnë krime të spastrimit etnik, diskriminimit racor dhe piraterisë të fondeve”, tha Abu Mazen.

Advertisement