Aktualitet
‘Duhet të protestojmë’, edukatorja i theu këmbën 3-vjeçares, shpërthen Eliona Pitarka
Aktorja Eliona Pitarka ka marrë pjesë në protestën e organizuar për dhunimin e fëmijës 3-vjeçare nga edukatorja. Pitarka ka deklaruar se duhet që të merren me patjetër masa për raste të tilla. Po ashtu ajo ka ngritur dhe problemin që ky kopësht ishte i palicensuar dhe se Ministria e Arsimit nuk e ka kontrolluar.
“Ka disa raste të tilla që nuk janë marrë masa. Mund ti ndodhë kujtdo. Duhet të dalim të protestojnë. Jo vetëm për një rast të tillë. Prindërit të tregohen të kujdesshëm. Se di sesi mbajnë një kopësht të palicensuar,” tha Pitarka.