Rajon
‘Serbia duhet ta refuzojë ofertën e BE-së për marrëveshje me Kosovën’
Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiç, ka thënë se oferta e Bashkimit Europian, e cila kërkon nga Serbia njohjen reale të Kosovës si shtet i pavarur, duhet të refuzohet dhe se në këmbim të saj Serbisë po I ofrohet vetëm vazhdimi i përkohshëm i iluzionit se Serbia do të bëhet anëtare e Unionit Europian.
“Serbia nuk do të pranohet në BE edhe sikur ta njohë Kosovën, prandaj ajo duhet të refuzojë planin franko-gjerman për pavarësinë e Kosovës dhe të ripërcaktojë marrëdhëniet e saj me Bashkimin Europian, në mënyrë që të përpiqet për anëtarësim në Zonën Ekonomike Evropiane, e cila, sipas fjalëve të tij, “është e arritshme dhe nuk kërkon njohjen e Kosovës” – ka pretenduar Jeremiç
Ai është shprehur se asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor nuk do të bëhet anëtar i BE-së, përveç se mund të jetë pjesë në Zonën Ekonomike Europiane, që nënkupton reforma të brendshme shumë të ngjashme me ato të zbatuara në procesin e anëtarësimit në BE.
“Zona ekonomike është gjithçka që është BE-ja, përveç një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, të cilën Serbia nuk mund ta ketë me Unionin Europian për shkak të kushtit “të papranueshëm” të njohjes së Kosovës dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Kjo është e lidhur edhe me Kosovën, sepse nuk mund të jetë në të njëjtën frymë kundër pavarësisë së Kosovës dhe për sanksione kundër Rusisë, për shkak të së drejtës së tyre të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së” – tha Jeremiç, I cili gjithashtu ka deklaruar se partia e tij ka vendosur të garojë e pavarur në zgjedhje në Serbi, nën sloganin “Zgjedhje e sigurt – njerëz seriozë” dhe të kundërshtojë refuzimin e marrëveshjes evropiane dhe kthimin e sovranitetit ekonomik të Serbisë.