Connect with us

Kronike

Lindi foshnjen në një garazh makine dhe e braktisi, identifikohet nëna

Policia e Tiranës ka identifikuar mbrëmjen e sotme nënën e foshnjes që u gjet e braktisur në Yzberisht mëngjesin e ditës së sotme.

31-vjeçarja me origjinë nga Pogradeci e cila jeton në Tiranë, tashmë do të përgjigjet para uniformave blu, se cila ishte arsyeja e braktisjes së foshnjës.

“E.I , e datelindjes 26.12.1993, lindur ne Pogradec dhe banuese ne rrugen “3 Deshmoret”Tirane”, thuhet në njoftim.

Foshnja u gjet paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe aktualisht është e intubuar.

Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaronte policia.

Advertisement