Politike
Me ftesë të presidentit Macron, Rama niset sot drejt Francës
Kryeministri Edi Rama do të niset dot drejt Francës me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron. Vetë Rama kishte paralajmëruar që do të jetë në Paris dhe do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili do të zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor. Pjesë e diskutimeve në forum do të jetë edhe lufta në Lindjen e Mesme, ku do të flitet mbi mënyrat për rivendosjen e paqes. Kreu i qeverisë nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, po ashtu nuk do të marrë pjesë as në prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023. Po ashtu në Francë do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum. Forumi i Gjashtë i Paqes në Paris ku do të marrë pjesë edhe Rama do të mbahet në Paris më 10 dhe 11 Nëntor 2023. Ai do të bashkojë të gjithë aktorët e qeverisjes globale, të cilët kanë ecur edhe një herë përpara për të rënë dakord për zgjidhje efektive kolektive për sfidat e shekullit të 21-të.