Politike
Berisha kërkon mbështetjen e shqiptarëve
Sali Berisha ka deklaruar pas përfundimit të seancës së “ky është një turp i Shqipërisë dhe i Evropës”. Berisha u shpreh se mazhoranca ka tmerr të drejtat e opozitës, ndërsa theksoi se po mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura. Po ashtu, Berisha kërkoi solidaritet nga qytetarët, pasi ndihma e tyre, sipas tij, është me rëndësi për triumfin e demokracisë. Ky është turpi i Shqipërisë dhe Evropës! Kanë tmerr nga të drejtat e opozitës, mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura, mbrojnë Edi Ramën. Vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit. Ne vazhdojmë me vendosmëri, por në kërkojmë solidaritetin tuaj, mbështetjen tuaj, vendimtare për triumfin e demokracisë, për largimin e narko shtetit nga demokracia. Kjo betejë do fitohet dhe se Edi Rama vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Lëvizja jonë, qëndresa jonë e ka bërë atë njeriun më të pa shpresë”, tha Sali Berisha