Connect with us

Aktualitet

Arrestohet edukatorja që ushtroi dhunë, halla e 3-vjeçares: Nuk do mjaftohemi me kaq

Pasditen e sotme në Tiranë ka nisur protesta për rastin e dhunimit të3-vjeçares nga edukatorja në kopshtin “Stinët”.

Halla e tëmiturës ka folur nga protesta ku është shprehur se familja e saj nuk do të mjaftohet vetëm me arrestimin e edukatores por do të kërkojnë edhe arrestimin e personave të komisariatit nr.3 që janë të përfshirë në ngjarje.

Ajo gjithashtu tha se vajza dhe prindërit janë gjendje traume.

“Unë dhe familja ime nuk do mjaftohemi vetëm me arrestimin e saj, dua të shohim pas hekurave të gjithë përfshirët nga komisariati nr. 3. Vajza ndodhet në spital, po e merr veten. Vetëm shpresojmë që këmba e mbesës të shkojë në vëndin e duhur. Për momentin është në traumë dhe gjithashtu edhe prindërit. Kmei bërë thirrje nesë dikush mund t’i ndihmojë  vullnetarisht të kalojnë traumën”, tha ajo.

Advertisement