Connect with us

Aktualitet

Oriz me larva në Portin e Durrësit, bllokohet anija me 270 tonë

Në Portin e Durrësit është bllokuar një sasi orizi prej 270 ton, që vinte nga Vietnami. Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se pas analizave të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ka rezultuar se orizi ishte me larva. Ende nuk dihet nëse sasia e orizit në 15 kontejnerë do të kthehet sërish në Vietnam, apo do të asgjesohet. “Bëhet fjalë për 270 ton oriz që ishte nisur nga Vietnami për llogari të një subjkti këtu në Durrës. Pasi AKU ka kryer analizat e nevojshme, ka dërguar mostrat në laborator, ka rezultuar se e gjithë kjo sasi me oriz, ishte me larvë, e cila nuk ishte e pranueshme për t’u hedhure në treg. Kompania ka pretendimet e saj se larvën mund ta hiqte nëpërmjet pastrimit, e më pas do ta hidhin në treg. Ky version nuk është pranuar nga AKU, i cil ika dhënë udhër që 15 kontejnierët të sekuestrohen deri në kryerjen e të gjitha analizave. Përgjigja e analizave ka dalë dhe ka rezultuar se i gjithë ky produkt ushqimor është melarg prandaj janë bllokuar të gjithë kontejnerët, deri në një masë të dytë. Është pranaur edhe nga vetë subjekti që ka porositur këtë sasi nga Vietnami, por ka deklaruar se larva mund të pastrohet nga makineria e tyre, por nuk është marrë për bazë nga AKU”, raportoi gazetari Musaj

Advertisement