Bota
Udhëheqësit e Katarit dhe Arabisë Saudite takohen për të diskutuar zhvillimet në Gaza
Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani u takua me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman sot në Riad për të diskutuar zhvillimet e fundit në Gaza, njoftuan mediat shtetërore.“Udhëheqësit u takuan në prani të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të rangut të lartë nga të dy vendet për të fokusuar përpjekjet e tyre në përfundimin e sulmeve të Izraelit në Gaza, ofrimin e ndihmës dhe mënyra të tjera për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në rajon,” thuhej në një deklaratë e lëshuar nga zyra e shtypit e qeverisë së Katarit.