Bota
Alarm në Islandë/ Evakuohen banorët, rrezik shpërthimi i një vullkani
Më shumë se 3 mijë banorë të një qyteti në Islandë janë evakuuar për shkak të një shpërthimit të mundshëm vullkanik. Shqetësimi u rrit pasi një tërmet 4.8 ballë goditi zonën.
Banorët e një qyteti peshkimi në Islandën jugperëndimore lanë shtëpitë e tyre të shtunën pasi shqetësimi në rritje për një shpërthim të mundshëm vullkanik bëri që autoritetet e mbrojtjes civile të shpallin një gjendje të jashtëzakonshme në rajon, raportojnë mediat e huaja.
“Policia vendosi të evakuojë Grindavikun pasi aktiviteti i fundit sizmik në zonë u zhvendos në jug drejt qytetit dhe monitorimi tregoi se një korridor magmë, tani shtrihet nën komunitet”, tha Zyra Meteorologjike e Islandës.
Qyteti me 3,400 banorë është në Gadishullin Reykjanes, rreth 50 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Reykjavik. Autoritetet gjithashtu ngritën alarmin e tyre të aviacionit në portokalli, duke treguar një rrezik në rritje të një shpërthimi vullkanik.
Shpërthimet vullkanike përbëjnë një rrezik serioz për aviacionin, sepse ato mund të hedhin hirin shumë gërryes lart në atmosferë, duke shkaktuar dështimin e motorëve të avionëve, të dëmtojë sistemet e kontrollit të fluturimit dhe të zvogëlojë dukshmërinë, shkruajnë mediat e huaja.
Evakuimi vjen pasi rajoni u trondit nga qindra tërmete të vogla çdo ditë për më shumë se dy javë, ndërsa shkencëtarët monitorojnë një grumbullim magmë rreth 5 kilometra (3.1 milje) nën tokë.
Një shpërthim i madh në Islandë në vitin 2010 shkaktoi ndërprerje të gjerë të udhëtimit ajror midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, duke i kushtuar linjave ajrore rreth 3 miliardë dollarë, pasi anuluan më shumë se 100,000 fluturime.