Politike
GJKKO i kërkon Kuvendit marrjen në pyetje të Sali Berishës
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar një shkresë Kuvendit ku i kërkon marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Shkresa është dërguar më 14 nëntor dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit. “Në zbatim të urdhrit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2025, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me nr. 117, datë 26.10.2023, e Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, që i përket shtetasit Sali Berisha, me objekt marrjen ne pyetje të personit nën hetime me qëllim marrjen në dijeni nga ana juaj”, shkruhet në shkresë. Sali Berisha është nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje” dhe iu është bllokuar pasaporta. Berisha nuk ka marrë pjesë në seancat e zhvilluara ndaj tij me argumentin se SPAK duhet t’i kishte marrë leje Kuvendit për vendosjen e masave shtrënguese ndaj tij.