Politike
‘Strasburgu rrëzoi farsën’/ Rama: 21 Janari, krim që kurrën e kurrës nuk mbetet pa u ndëshkuar
Kryeministri Edi Rma nga Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Dibër ka folur mbi vendimin e Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës gjatë protestës së 21 Janarit 2011.
Sipas Ramës, me këtë vendim Gjykata e Strasburgut hodhi poshtë një proces farsë.
“Ju e patë dje e ndoqët e dëgjuat që Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Vendimet e saj janë udhërrëfyes për Europën për shtetin e së drejtës në Europë dhe janë detyruese për çdo vend europian. Dhe Gjykata e të Drejtave të Njeriut dje nxorri vendimin duke e rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 Janarin dhe duke e nënvizuar atë që është më elementarja në trajtimin e asaj ngjarje dhe që do të ishte trajtuar pa diskutim ashtu siç e nënvizon Gjykata e të Drejtave të Njeriut nga çdo vend demokratik Europian.
Do ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala se cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau dhe cili nuk vrau. Aty janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk paraqesin asnjë rrezik për askënd. Prandaj çështja është si ka mundësi që pushkët e shteti vrarë qytetarë të këtij shteti. Dhe si ka mundësi që pasi u vranë qytetarët e këtij shteti me pushkët e shtetit si pasojë e hapjes së një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit ky vend nuk pa asnjë vend drejtësie të drejtë por vetëm një rivrasje të dytë një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut është mishërimi më konkret më i freskët i shprehjes drejtësia mund të vonojë por nuk harron.
21 Janari është nga to krime për të cilat mund të ndodhë se vonesa e drejtësisë të jetë më e gjatë sesa drejtësia më e vonuar. Është nga ato krime që kurrën e kurrës nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilindo moment sado vonë nuk është e mundur sepse është një krim shtetëror. Është krim me urdhër të drejpërdrejt qeverie i paligjshëm. Dhe ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të re që sapo është hapur për drejtësinë në Shqipëri. Në një rrugë të re ku për herë të parë që nga themelimi i shtetit shqiptar populli shqiptar po shikon që si një qytetar i zakonshëm si një njeri i veshur me pushtet sado lart në shkallët e pushtetit mund të jenë të barabartë“- tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, është meritë e socialistëve që qysh nga formimi i shtetit shqiptar në 1912-ën deri sot, vendi ynë për herë të parë ka një drejtësi të barabartë si për qytetarin e thjesht edhe për pushtetarët.
“Që nga themelimi i Shqipërisë në 1912, populli shqiptar po shikon se si një qytetar i zakonshëm, dhe një njëri i veshur me pushtet mund të jenë të barabartë. Dhe për herë të parë në historinë e popullit shqiptar, njerëz të veshur me pushtet, njerëz që deri dje dukeshin të paarritshëm nga dora e drejtësisë, njerëz që e bënin Shqipërinë të dukej tmerrësisht keq edhe në demokraci, sot janë të gjithë të prekshëm dhe miti i pandëshkueshmërisë është rrëzuar. Në Shqipëri nuk ka individ të pandëshkueshëm. Kjo duhet të bëjë krenar çdo anëtar të kësaj familje politike sepse këtë hap historik në gjithë historinë e këtij vendi që kur ngriti flamurin e pavarësisë mundi t’ja mundësonte PS-ja.
Asgjë nuk ka peshën e rëndësisë historike që ka Reforma në Drejtësi, që ne e ëndërronim dem babadem. Kur them e ëndërronim kam parasysh të gjithë socialistët, gjithë anëtarët e kësaj familje politike sepse për fat të keq qysh në krye të herës politika u nda në një mënyrë të keqe ku anën e keqe të historisë socialistët e kanë vuajtur që ditën e parë, kur hidheshin në rrugë dhe së bashku me familjarët e tyre nuk shihnin dot një derë të shtetit të hapur. E kanë vuajtur edhe kur fitonin dhe nuk mund të gëzonin dot për këtë sepse kërciste një dajak që s’kishte lidhje me vlerat europiane.
Nëse ja jep çdo fëmije, mjafton të ketë marrë mësime shkrimi dhe këndimi në klasën e tretë dhe të katër, dhe i thua ja kush është njëra palë, ja kush është tjetra, ja fusha dhe vëru emër se kujt do ti vësh emrin e shkatërruesit dhe kujt të ndërtuesit qysh nga 1991, ai ta thotë qartë. Dhe kjo parti me të mirat dhe gabimet e saj ka pasur bon sensin e shtetit. Që shteti vjen para pushtetit. Nuk është rastësi që kjo reformë të cilën socialistët e ëndërronin si shqiptarë, u kthye në një projekt, u bë pjesë e programit“- tha Rama.