Connect with us

Kosova

Petkoviç: Asociacioni duhet t’i respektojë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç, ka folur pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ku tha se tema kryesore e bisedimeve të sotme ishte draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që ai insiston se duhet t’i respektojë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

Petkoviç tha se delegacioni serb shkoi në Bruksel me rreth 20 ekspertë nga fusha të ndryshme.

“Në rend dite ishte drafti i statutit të Asociacionit, si hapi i parë konkret drejt formimit të Asociacionit, të cilën populli serb në Kosovë e ka pritur për më shumë se 10 vjet. Bisedimet do të vazhdojnë”, u tha Petkoviç gazetarëve në Bruksel.

Petkoviq tha se pret që bisedimet të vazhdojnë, sepse sipas tij statuti i Asociacionit është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Advertisement