Politike
Numri dy i qeverisë italiane e telefon dhe e kritikon ashpër! Berisha tërhiqet nga protesta
Numri 2 i qeverisë italiane, Antonio Tajani, në një bisedë telefonatike ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha për qëndrimet e mbajtura lidhur me marrëveshjen Itali – Shqipëri për emigrantët dhe ngritjen e një qendre për strehimin e përkohshëm të tyre. Biseda është konfirmuar pjesërisht edhe nga Berisha gjatë një konference këtë të enjte me gazetarët, ku dëshmoi tërheqjen, duke thënë se nuk do të protesojë për ta kundërshtuar marrëveshjen. “Them disa orë pasi jam shprehur para jush, më ka marrë në telefon zv/kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, të cilin e njoh prej 30 vitesh dhe është i Forza Italia. Më thotë; Sali, e pamë deklaratën e PD-së, e kështu ne kemi atë e këtë problem, ishte e ashpër. I them, i nderuar mik, dua të jem i hapur, për këto arsye që i thashë dhe ju, këtu, se PD nuk mund të organizojë protesta që të nxisë ksenofobinë. Nuk mund të nxisë protesta kundër Italisë, por gjykoj se Italia, si njeri që kam qenë president dhe kryeministër i këtij vendi, i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë. Dhe ndihma italiane është shumë interesante, krahas miliardave, se ato janë njëra anë. Por shumë më tepër janë atë që kanë mësuar shqiptarët, shko, sikur të jesh në një vazhdimësi, shko atje, merr diçka, kthehu, mëso, shiko. Ka qenë në një farë mënyrë një lloj universiteti. Edhe në kuptimet e punësimit, financimit, kthimit, shkollimit. Sot në universitet italiane mbi të ketë mbi 30 mijë shqiptarë. Sot në Itali ka mbi 20 mijë biznesmenë të mesëm dhe të fuqishëm shqiptarë, të cilët në një mënyrë apo tjetër investojnë në Shqipëri. Por në konceptin tim, nuk protestohet kundër vendeve të lira, vetëm nëse tejkalohet çdo lloj, por si rregull, ndaj vendeve të lira, një vend që ka përjetuar diktaturën nuk është shumë normale që të protestojë. Nuk mund të krahasojmë kurrë një vend të lirë me Serbinë, psh. Jo”, deklaroi sot Berisha.