Kronike
Grabitja e një banese në Vlorë, arrestohet një prej autorëve me precedentë penalë
Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për grabitjen në një banesë në lagjen “Hajrro Çakërri”. Në pranga ka rënë Mariglen Alimuçaj ndërsa vijon edhe kërkimi për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Alimuçaj mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi shuma parash në euro dhe dollarë, të dyshuara të falsifikuara, një dedektor për GPS, një palë targa, automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje, dy celularë dhe veshjet e përdorura gjatë vjedhjes.