Lifestyle
Vetmia, epidemia e re globale që shkakton po aq dëme sa pirja e 15 cigareve në ditë
Vetmia është kthyer në një kërcënim urgjent global për shëndetin. Ky është paralajmërimi që bën Organizata Botërore e Shëndetësisë teksa njofton krijimin e një komiteti ndërkombëtar për të menaxhuar problemin.
Në krye të komisionit, i cili është parashikuar të funksionojë për tre vjet, u emërua kirurgu i përgjithshëm i SHBA-së, dr. Vivek Murthy, ndërsa paneli përfshin, ndër të tjera, të dërguarin e të rinjve të Bashkimit Afrikan, Chido Mpemba, një panel i përbërë nga 11 avokatë dhe ministra të qeverisë.
Vendimi për ngritjen e komisionit vjen në vazhdën e pandemisë Covid-19, e cila ndërpreu aktivitetin ekonomik dhe social, duke rritur nivelet e vetmisë, por edhe mes një ndërgjegjësimi më të madh për shkallën dhe rëndësinë e problemit
Vetmia i kapërcen kufijtë dhe po bëhet një shqetësim global i shëndetit publik, duke prekur çdo aspekt të shëndetit, mirëqenies dhe zhvillimit. Izolimi social nuk njeh moshë apo kufij ”, komentoi Mpemba.