Aktualitet
“Shkrimi më ka çliruar nga vdekja”, Kadare: Kam kuptuar që jeta është e pafundme
Shkrimtari Ismail Kadare ka marrë pjesë në Panairin e Librit, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet e bëra nga gazetarë. I shoqëruar nga bashkëshortja, Kadare gjithashtu këtë vit kremton dhe 7 dekada krijimtari. I pyetur nga gazetarët, Kadare u shpreh se ndjehet i gëzuar që sheh gjithnjë lexues pranë tij, e veçanërisht lexuesin kosovar.
Ndonëse frika më e madhe për njeriun është vdekja për shkrimtarin kjo frikë mposhtet përmes veprave.
“Kur bën diçka që e di që nuk vdes, nuk ke frikë se ajo që quhet frikë është vdekja. Kur shkrimtari shkruan, ai çlirohet nga vdekja dhe kupton që jeta është e pafundme”.
Gjeniu i letrave shqipe sot 87 vjeç u paraqit para lexuesve dashamirës të tij, ndërsa nënshkroi librat e tij. Botuesi tha se ka përmbledhur veprën e plotë të tij në përvjetor të 70 të shkrimeve të Ismail Kadaresë.
Shkrimet ia kanë hequr frikën në çdo kohë, e çdo regjim, pasi sipas gjeniut të letrave shqipe kush shkruan nuk ka frikë.