Connect with us

Sport

NOT – Thyhet rekordi europian në stilin bretkosë në 50 metra

/ATSH-AA/ – Notari turk Emre Sakçı sot hyri në histori duke thyer rekordin e tij personal dhe atë europian në stilin bretkosë në distancë 50 metra, për meshkuj.

“Notari turk Emre Sakçı fitoi në 50 metra bretkosë, duke vendosur një rekord të ri evropian prej 25,29 sekondash, që ishte vetëm 0,04 sekonda larg thyerjes së rekordit botëror (25,25)”, shkroi Lidhja Ndërkombëtare e Notit (ISL) në Instagram.

Sakçı, 22 vjeç, muajin e kaluar theu rekordin në të njëjtën garë, ISL, me një kohë 25,50.

Atleti në pension i Afrikës së Jugut Cameron van der Burgh mban ende rekordin botëror në 50 metra në këtë stil të notit me 25,25 sekonda, të vendosur në garën e Berlinit të Kupës Botërore të Federatës Ndërkombëtare të Notit (FINA) në vitin 2009.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *