Horoskopi
Shenjat e Horoskopit që nuk kërkojnë kurrë falje!
Nga njëra anë, kemi njerëzit nuk e kanë aspak problem të pranojnë se e kanë gabim dhe madje janë të gatshëm të kërkojnë falje për këtë. Nga ana tjetër, janë ata të tjerët, që jo vetëm që nuk do ta pranojnë mundësinë që e kanë gabim, por edhe mund të përpiqen t’ju “çmendin” dhe t’ju nxjerrin fajtorë. E siç ndodh shpesh me tipare të ndryshme të personalitetit, shenja e Zodiac=ut mund të jetë një tregues i mirë nëse një falje vjen lehtë, vështirë ose thjesht kurrë. Lexoni për të zbuluar se cilat shenja të zodiakut zakonisht nuk mësojnë kurrë të kërkojnë falje:
Virgjëresha
Nëse flasim për shenja që nuk kërkojnë kurrë falje, Virgjëreshat vijnë në krye të listës. Perfeksionistët e Horoskopit rrallë pëlqejnë mënyrat e njerëzve të tjerë, në fakt ata kurrë nuk pëlqejnë asnjë mënyrë tjetër përveç asaj të vetës. Dhe duke qenë se askush nuk mund të jetë më i mirë se një Virgjëreshë, sigurisht që ata nuk ia dalin shumë mirë me kritikat, prandaj çdo mosmiratim është i papranueshëm. Meqenëse ata kanë standarde tepër të larta në çdo kontekst, nuk u pëlqen të kritikohen nga njerëz që nuk i përmbushin standardet e tyre të përsosmërisë dhe nuk e pranojnë që e kan gabim. Gjë që pastaj nuk sjell kurrë as edhe një falje të vetme.
Akrep
Nëse ndonjëherë kapni një Akrep duke kërkuar falje, shënoni datën dhe regjistrojeni në çdo mënyrë që të mundeni, sepse ata janë gjithashtu një nga shenjat që nuk e kërkojnë kurrë. Çdo gjë që sfidon fuqinë e tyre bëhet automatikisht një kërcënim për ta, teksa refuzojnë t’u imponohen mendimet e të tjerëve dhe nuk “dhurojnë”. Përveç kësaj, ata janë shumë të mirë në manipulimin e atyre që i rrethojnë, kështu që ata mund të kalojnë lehtësisht tek statusi i “viktimës”. T’i thuash një Akrepi se kishte gabuar është thjesht e pamundur.
Luani
Kur flasim për shenja që nuk kërkojnë kurrë falje, duhet të përfshijmë shenjën me egon më të madhe. Luanët janë të njohur për natyrën e tyre egoiste dhe nuk vlerësojnë askënd që pyet se ‘sa të shkëlqyer janë’ në gjithçka. Edhe kur bëjnë diçka të gabuar ose kur pranojnë se kanë bërë diçka të gabuar, ata nuk mund të kërkojnë kurrë falje. Megjithatë, mund të prisni një gjest vullneti të mirë prej tyre, por deri këtu mund të shkojnë!
Ujori
Edhe pse dikush do të priste që Ujorët të jenë të hapur ndaj kritikave, realiteti është krejt ndryshe. Është shumë e rrallë të shohësh këtë shenjë duke kërkuar falje. E rrallë, por jo e pamundur. Ata reagojnë ndryshe kur u thonë se e kanë gabim, ndryshe nga Luani apo Virgjëresha. Ujori thjesht do ju injorojë. Ata thjesht duhet të detyrohen të shohin ‘pamjen e madhe’ përpara se të kuptojnë gabimet e tyre. Paçi fat!