Connect with us

Kosova

Zoti i Vdekjes/ Letra e hapur e Marko Jakshiç për Vuçiç

Ish-deputeti, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Kombëtare të Serbëve nga Kosova “Atdheu”, Marko Jakshiç I ka drejtuar një letër të hapur presidentit serb Aleksandër Vuçiç, me arsyen pasi ky I fundit e ka akuzuar atë dhe Vojisllav Koshtunicën, ish kryeministër ne vitet 2004-2008, si fajtorë për faktin se separatistët shpallën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Duke e quajtur Vuçiçin, “Loçka e mamit”, e duke ndjekur logjikën e këtij të fundit, edhe ai duhej të hynte në luftë me paktin e NATO-s për të penguar shpalljen e pavarësisë nga separatistët.

“Dhe, teksa qindra mijëra serbë nga Kosova largoheshin nga vatrat e tyre shekullore me autokolona traktorësh, ti trumbetoje me ditë të tëra nëpër mediat e regjimit tend, një lloj fitoreje serbe ndaj paktit të NATO-s” – shkruan Jakshiç duke e akuzuar Vucicin se me marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, i dorëzoi Prishtinës të gjitha ato institucione që deri atë kohë mezi ishin ngritur e ruajtur, e për të cilin kjo eshte tradhti.

“Gjatë pushtetit tënd gati 12 vjeçar, 40 mijë serbë kanë braktisur Kosovën dhe ti nuk ke bërë asgjë për ta parandaluar këtë eksod. Vërtet, maestro, për kë punon? Për ne apo për ata?” – ka pyetur në letren e tij te hapur Jakshiç.

“Në disa raste më ke quajtur mua si zot të jetës dhe vdekjes. Vetëm i jetës dhe kam frikë se ti je i vdekjes. Në fund të fundit, ngjarjet në Banjskë e vërtetojnë këtë. Nuk mund të më bindësh se nuk e ke ditur dhe nuk e ke organizuar të tërën. Unë mendoj se ti duhet t’i kesh në ndërgjegje të gjithë të vrarët atje” – thuhet në letër, ku gjithashtu Jakshiç shkruan: Para 21 viteve u gjeta në listën e zezë amerikane dhe tani në listën tënde të kuqe. Megjithatë, maestro, unë jam në listën e zezë të SHBA-së për rrezikimin e interesave kombëtare të SHBA-së, ndryshe nga bashkëluftëtari yt Aleksandër Vulin, i cili gjendet në atë listën e zezë amerikane për veprimtari kriminale, si kontrabanda me narkotikë dhe armë.

Jakshiç gjithashtu ka shkruar se gjate 12 viteve në pushtet, Aleksander Vucic ka vene pasuri te madhe, perms vjedhjeve dhe mashtrimeve

“Nuk je aq naiv. Duhet të ketë shumë mënyra për ta fshehur një pasuri të tillë të fituar në mënyrë të paligjshme. Në fund të fundit, çfarë kuptimi ka të të mësoj kur ti e di shumë më mirëse ku duhet ti ruash” – Ka ironizuar Jakshiç.

 

Advertisement