Connect with us

Kosova

Osmani distancohet nga Kurti/ Arifi: Ku shkel ai, krijon përçarje

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi komentoi Samitin e Diasporës të zhvilluar në Tiranë. Ai theksoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti zgjodhi të mos ishte prezent dhe kjo sipas tij tregon edhe vlerësimin e kryeministrit për diasporën. Gjithashtu Arifi foli edhe për marrëdhëniet mes Kurtit dhe Presidentes Vjosa Osmani e cila ishte e pranishme në Samitin e Tiranës. Ai tha se kryeministri i Kosovës, ka një ndryshim ekstrem në marrëdhëniet e tij me ndërkombëtarët, asociacionin dhe gjithashtu edhe me Serbinë

“Albin Kurti vazhdon të ndërhyjë edhe në Luginë të Preshevës dhe po mban peng situatën politike atje. Unë me liderët në Tiranë e kam shprehur se ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Luginë, na dëmton të gjithë shqiptarëve. Gjithandej ku prek Albin Kurti krijon përçarje” – ka potencuar Shqiprim Arifi, duke shtuar se Qeveria e Kosovës për momentin është duke e përdorur Luginën e Preshevës, Maqedoninë e Veriut, edhe Malin e Zi për ekspasionin e politikave të Vetëvendosjes dhe jo të Kosovës.

“Është për të ardhur keq se si një kryeministër, i cili në situatën në të cilën ndodhemi ne në Luginën e Preshevës, ku jemi të diskriminuar dhe të rrezikuar nga Serbia, përdor politikat e tij për të na e vështirësuar edhe më shumë situatën” – ka deklaruar Shqiprim Arifi

Advertisement