Connect with us

Kosova

Shuhen shpresat e Vuçiç/ Avokati jep parashikimin e fuqishëm

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po kalon një periudhë stanjacioni, por edhe pse ka patur takime mes Kurtit dhe Vucic, nuk eshte arritur një marrëveshje finale, dhe duket se është ende larg dita që të ndodhë, kjo sepse Serbia në vazhdimsi provokon dhe lëshon deklarata provokuese ndaj Kosovës.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe avokati Spartak Ngjela, I cili tha se dialogu Serbi-Kosovë realisht është një sorollatje serbe për të fituar kohë.

“Deri tani ky dialog ka qenë një veprim absurd. Dialogu strukturohet dhe vijon për të arritur një marrëveshje juridike të drejtash në bashkëjetesë ndërkombëtare midis dy shteteve që kanë qenë në luftë: njëri si pushtues dhe tjetri si i pushtuar nga pushtuesi. Kurse dialogu Serbi-Kosovë realisht është një sorollatje serbe për të fituar kohë. Asgjë më shumë. Një absurditet i kotë që nuk jep asgjë por që po fyen shqiptarizmin në Gadishullin Ilirik” –  u shpreh Ngjela, duke shtuar se “dialogu duhet të jetë që Kosova ka fitur pavarësinë me luftë kundër Serbisë dhe se e njejta duhet ta pranoj kushtetutën aktuale të saj”.

“Kjo është koha e Dardanisë dhe e dardanëve ndërsa serbët le të bredhin nëpër hapësirat e ligësisë së tyre shekullore” – potencoi avokati.

Advertisement