Connect with us

Pinknews

Franca fiton ‘Junior Eurovision Song Contest 2023’, Shqipëria renditet e 8-ta

Franca ka triumfuar në Festivalin e të rinjve 2023, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e tetë. Mes 16 këngëtarëve nga 16 vende, për Shqipërinë në ‘Junior Eurovision Song Contest 2023’ performoi Viola Gjyzeli me këngën “Bota ime”. Ajo interpretoi e 13-ta në radhë në gjuhën shqipe. Pas votimit të shteteve përkatëse dhe pas votimit të jurisë profesioniste, Franca arriti të fitonte me këngëtaren e talentuar Zoé Clauzure “Cœur” (Zemra).

Pinknews

“Kampion…”/ Konkurrenti i “BBV” surprizohet nga fansat me një helikopter

Aktori Julian Deda është surprizuar ditën e sotme me një helikopter në shtëpinë e “BBV”, nga fansat e tij të zjarrtë.  

“Jul baba”- shkruhej krahas fotos së aktorit, i cili u gëzua shumë.

“Ju dua zemrat e mia”- tha Juli teksa hypi sipër një tavolinë.

Kujtojmë që Juli, Heidi Baçi, Romeo Veshaj, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë 5 finalistët e “BBV”, ndërsa mbrëmjen e nesërme mbahet finalja e reality show, ku do të zbulohet fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë euros

Continue Reading

Pinknews

SE*KS pas finales së BBV? Ilnisa dhe Meritoni bëjnë deklaratën e fortë

Gazetarja Ilnisa Agolli, është futur mbrëmjen e së enjtes brenda shtëpisë së Big Brother Vip së bashku me disa ish-banorë për të festuar ditëlindjen e partnerit të saj, Meriton Mjekiqi.

 

Dyshja nisën romancën brenda shtëpisë së BBV dhe kanë shprehur dëshirën e tyre për të krijuar familje së bashku.

Ilnisa Agolli dhe Meritoni Mjekiqi madje janë aluduar edhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale poshtë jorganit gjatë qëndrimit së bashku në reality show.

Ndërsa mbrëmjen e së enjtes, teksa Ilnisa po largohej nga shtëpia pas festës, Meritoni iu drejtua duke thënë që e premtja është nata e fundit që do të flejë vetëm, pasi pas finales do të qëndojnë së bashku.

Kurse Ilnisa u shpreh se këtë herë nuk do t’i duhet më as jorgani për t’u fshehur nga kamerat.

“Edhe nesër do të flesh vetëm. Pastaj do të flemë bashkë”, u shpreh Meritoni, ndërsa Ilnisa iu përgjigj: “S’kemi nevojë edhe për jorgan tani. Të dua shumë”.

Continue Reading

Pinknews

“I çova kostum dhe ma ktheu…”/ Franceska tregon për sherrin me Eglën në ditëlindjen e Meritonit

Françeska Murati i ka premtuar Egla Cenos se fustanin për finalen e madhe të “Big Brother VIP3” do t’ia dërgojë ajo.

Teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ish-banorja e këtij edicioni të reality show-t u shpreh se në fakt i ka dërguar një kostum, por që aktorja e njohur e ka kthyer mbrapsht.

E pyetur nga moderatorët nëse do e mbante premtimin, Françeska tha:

“Në fakt i kam dërguar një kostum por Egla e ka kthyer mbrapsht. Edhe mbrëmë që isha për ditëlindjen e Meritonin bëra ‘sherr’, i kërkova llogari. Por pasi të mbaroj këtu do kërkoj për fustanin e Eglës. Kam dy versione, se më tregoi se çfarë dëshironte”/.

Kujtojmë se mbrëmë Françeska së bashku me disa ish- banorë kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar Meriton Mjekiqin me rastin e ditëlindjes.

Continue Reading

Pinknews

Çfarë po ndodh me Heidin? Pasi refuzoi bashkëjetesën me Romeon, shton se nuk dëshiron fëmijë

Ndërsa u kanë mbetur edhe dy ditë në shtëpinë e Big Brother VIP, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj kanë folur së fundmi për planet e tyre pas mbarimit të spektaklit.

Gjatë një bisede me ish-konkurrentët e BBV, të cilët kanë surprizuar banorët një natë më parë me rastin e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit, Romeo i tha Heidit të shikojë barkun e rrumbullakosur të  Sara Gjordenit e cila është shtatzënë.

“Baçi pas 3 muajsh”, u shpreh Sara, megjithëse Heidi kundërshtoi dhe tha se ajo është një vajzë tradicionale dhe nuk bën fëmijë pa u martuar.

“Të dielën tjetër dasmën”– tha aktori duke treguar se ka shumë dëshirë që të bëhet baba.

 “Të dukem njeri i pjekur unë për të bërë fëmijë?” u shpreh Heidi, e cila tregoi se nuk është e gatshme që të sjellë në jetë një fëmijë, megjithëse Romeo ka shumë dëshirë.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Të dua shumë

Romeo: Unë më shumë, por shiko Sarën (për barkun e rrumbullakosur)

Sara: Baçi pas 3 muajsh

Vesa: Do ju këndoj në dasmën reale. Kur doni të bëni dasëm

Heidi: Unë jam vajzë tradicionale nuk bëj kështu gjërash  para dasmës

Romeo: Kur dalim ne, të shtunën! Të dielën tjetër dasmën

Vesa: Ashtu duhet

Romeo: Se mos është problem të mbledhësh njerëzit, me një kështu (fishkëllen)

Vesa: Do ta bëjë shumë shpejt

Heidi: Nuk i bëj unë këto gjëra pa u martuar tamam

Vesa: Problemin më të vogël nuk e kam

Heidi: Të dukem njeri i pjekur unë për të bërë fëmijë?

Continue Reading

Pinknews

“A jeni gati?”/ Ja cila ish-banore i bashkohet shtëpisë së “BBV3” sonte

Me rastin e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit, një prej finalistëve të “BBV3”, produksioni ka organizuar një festë surprizë.

Disa ish-banorë do të bëhen pjesë e shtëpisë teksa do të festojnë për ditën e lindjes së tij.

Deri më tani dimë se çifti Sara-Bardhi do të jenë pjesë, të paktën kështu kanë lënë të nënkuptohej prej posteve të bëra prej tyre në Instagram.

Sakaq një tjetër ish-banore është edhe Françeska Murati, e cila u eliminua në spektaklin e shkuar.

Këtë e ka treguar nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, teksa shfaqet duke bërë grimin dhe përbri shkruan: “A jeni gati për sonte?”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING