Kronike
U hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, vdes 20-vjecari shqiptar në Austri
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Austri. Mediat vendase raportojnë se 20-vjeçari shqiptar u hodh në lumin Salzach ndërsa po ndiqej nga policia.
Edhe pse efektivët e policisë që po e ndiqnin e nxorën nga uji i akullt, shqiptari nuk ishte në gjendje të mbijetonte
Ai humbi jetën në Spitalin Universitar në Salzburg.
Policia dyshon se i riu mund të merrej me trafiqe. Kjo për shkak se ai u largua me shpejtësi me mjetin e tij kur policia i bëri shenjë që të ndalonte që në Gjermani.
Ai kaloi kufirin me makinën, që mendohet se ishte e vjedhur. 20-vjeçari u përplas me një makinë policie dhe më pas u arratis në këmbë.
I riu u hodh në lumë duke menduar se do të notonte, por aty humbi ndjenjat. Shqiptari u dërgua në spital me helikopter, por ishte shumë vonë për të.