Connect with us

Kosova

Rikthimi i lavdishëm i djallit Aleksandër Vuçiç

Profesor Enver Bytyçi ka thënë se presidenti serb ka një strategji mashtrimi që e ka mbajtur gjatë në pushtet, pavarësisht lidhjeve të tij me kriminelë dhe terroristë. Sipas tij, ai vazhdon me strategjinë e krijimit të perceptimit, sikur gjoja e dëshiron kthesën serbe drejt perëndimit, dhe pikërisht kjo lloj qasje, e bën Vuçiçin të përkëdhelurin e Perëndimit.

“Aleksandër Vuçiç është në fakt ai që ishte para 24 viteve. Militanti më i zellshëm i politikës së Milosheviçit. Është lideri serb që nuk e kritikon kasapin e Ballkanit për krimet dhe gjenocidin serb në Bosnjë e në Kosovë, por e qorton atë pse nuk mundi t’i shfarosë shqiptarët dhe myslimanet boshnjakë. Ai është lideri, që ndërsa josh diplomatët perëndimorë, mban lidhje të ngushta me Rusinë e Vladimir Putin. Është politikani që ushqen, njësoj si edhe Milosheviçi, idenë nacionaliste të Serbisë së Madhe, madje duke u mburrur se këtë do ta realizojë “me mjete tjera, përmes paqes” – ka theksuar Bytyçi, duke shtuar se “Presidenti i Serbisë po përdor të gjitha instrumentet e dhunës dhe propagandës për realizimin e Serbisë së Madhe. Mban nën fre dhe kontrollon mediat. I ka shndërruar kishat dhe manastiret në depo armësh për t’i përdorur kundër popujve të tjerë. Ndërsa kryetarin e partisë e së tij e ka vendosur në krye të ushtrisë. Ai kontrollon me fanatizëm dhe kokëfortësi bandat kriminale “patriotike” për interesin e tij të pushtetit dhe lavdisë së rikthimit të hegjemonisë serbe në Ballkan”.

Sipas professor Bytyçit, “Ai e di se asgjë nga këto objektiva dhe instrumente nuk vlejnë pa përkrahjen e pakursyer të Moskës dhe presidentit rus, Vladimir Putin. E megjithatë tallet me diplomatët perëndimorë, të cilët sa të zgjuar, janë dhe po aq naivë. Ndoshta edhe janë të korruptuar”

Advertisement