Kronike
Pamje DRAMATIKE/ Zjarr në një servis pranë sheshit të flamurit në Vlorë
Pamje dramatike nga qyteti bregdetar në këtë ditë feste për vendin. Një godinë e cila ndodhet në katin e parë, që shërben si pikë për shitje makinash është përfshirë nga flakër, ndërsa e prekur nga zjarri ka mbetur edhe kati i dytë që është banesë. Janë evakuuar banorët, ndërsa zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve. Sakaq po mundohen edhe për të larguar disa nga automjetet që nuk janë përfshirë ende nga flakët. Në momentin e shpërthimit të flakëve, nuk ka pasur persona brenda banesës. Ndërkohë dëmet materiale janë të shumta.