Sport
STUDIMI/ Botërori shkaktar dëmtimesh për klubet, kush është më e dëmtuara
Është e vështirë të gjesh një skuadër, lojtarët e të cilës kanë përfunduar të dëmtuar në përfaqësimin e tyre në kompeticionet ndërkombëtare, si në Europian ashtu dhe në Botëror.
Këtë e thotë pikërisht studimi i bërë nga Indeksi i Dëmtimeve në Futbollin Europian për Meshkujt, siç njohet ndryshe dhe MEFII, ku lojtarët që kanë marrë pjesë në Kupën e Botës që u zhvillua në Katar kanë qëndruar mesatarisht 8 ditë më shumë se kolegët e tjerë në infermieri. Dëmtime të natyrave të ndryshme, por media e ka kaluar nga 11.32 ditë të tetorit 2022 në 19.41 të tetorit të sivjetshëm.
Për pasojë, kostoja e dëmtimeve në kampionatet madhore të Europës është rritur me 30% duke kaluar nga 553,62 milionë euro (vjet) në 704,89 milionë euro (sivjet). Pjesa më e madhe e këtyre kostove është mbuluar nga shoqëritë e siguracioneve të cilave klubet u drejtohen për t’u ruajtur nga këto lloj situatash.
I njëjti studim vëren se nga tetori 2022 në janar 2023 janë rritur me 170 për qind dëmtimet në kavilje dhe 130 për qind ato në kofshë. Kulmin e kanë arritur problemet e pulpës dhe kërcirit me një dyfishin të dëmtimeve krahasuar me më parë.
Në muajt menjëherë pas kompeticionit në Katar, kampionati gjerman regjistroi 46 dëmtime dhe Premier League 49. Tendenca negative për kampionatin spanjoll (18), atë franceze (11) dhe kampionatin italian (12) ishte më pak e mprehtë.
Milani mban kryesimin e kësaj renditjeje, me 52 lëndime, si një nga klubet më të prekura në nivelin më të lartë të futbollit italian. Problemet fizike kushtojnë gjithsej 9,23 milionë euro, mesatarisht 180 mijë euro për event.