Politike
Avokati: Qindra njerëz rreth Metës dhe Berishës do bien në rrjetën e SPAK
Avokati Idajet Beqiri ka duke iu referuar pastrimit të parave dhe korrupsionit në vend ndër vite, tha se në rrjetën e SPAK mund të bien mijëra persona që kanë abuzuar.
Sipas tij, kjo situatë është krijuar si pasojë e bashkëpunimit mes Metës dhe Berishës dhe theksoi se me qindra persona rreth tyre, do jenë në rrjetën e prokurorisë së Posaçme.
“Disa nuk do ta hajnë vitin e ri në shtëpi. Do na cojnë në fazë tjetër ku do i ndryshojë faqja vendit. Në rrjetën e këtij krimi të SPAK-ut do bien minimumi për pastrim të parave dhe korrupsion pasiv 10 mijë shqiptarë.
Këtë e kanë krijuar këta 2 figura, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ka me qindra të tjerë rreth këtyre që do bien në rrjetën e SPAK. Do bien edhe njerëz të medias dhe opinionist”- tha avokati