Connect with us

Sport

Barcelona në krizë financiare, në janar gati të largojë këta 5 lojtarë

Barcelona është e gatshme të shesë pesë lojtarë në merkaton e janarit, me francezin Ousmane Dembele në mesin e tyre si emër i madh.

Gjigandët katalanas janë të vetëdijshëm se duhet të shesin lojtarë para se Ronald Koeman të mund të shtojë emra të rinj në skuadrën e tij.

Koeman është i interesuar për sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay dhe mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia, dy lojtarë që nuk arriti t’i nënshkruajë gjatë verës.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Dembele-s pritet t’i tregohet dera e daljes së bashku me Junior Firpo, Samuel Umtiti, Carles Alena dhe Martin Braithwaite.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *