Connect with us

Kosova

Mitiç për deklaratën e ambasadorit Hill: Është skandaloze

Bashkëpunëtori hulumtues në Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare, Aleksandër Mitiç, e konsideron skandaloze faktin që pas dhjetë vitesh gjatë të cilave nuk u formua Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë, Perëndimi sërish kërkon ndonjë koncesion nga Serbia për ta përmbushur atë.

Ai ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se Prishtina duhet të formojë Asociacionin e Komunave Serbe, por se Serbia në këmbim duhet të “tërhiqet” dhe t’i japë Kosovës kapacitet për të kërkuar anëtarësim në bashkësinë ndërkombëtare.

“Është skandaloze që Serbisë i kërkohet sërish ndonjë koncesion. Vetë Marrëveshja e Brukselit ishte një kompromis shumë i keq, shumë problematik për Serbinë.” – ka deklaruar Mitiç, i cili gjithashtu vlerëson se Serbisë i kërkohet të heqë dorë nga Kosova dhe t’i shkëpus të gjitha lidhjet me të.

Sipas Mitiç, gjëja më e rëndësishme për Serbinë është të mos lejojë njohjen de facto të Kosovës dhe të mos devijojë nga baza e politikës së saj.

“Ne nuk duhet ta lejojmë këtë legjitimitet ndërkombëtar dhe për asnjë arsye, Vucic nuk duhet të bëj pazare” – theksoi Aleksandër Mitiç

Advertisement