Kosova
‘Nuk pres asgjë nga dialogu, Kurti nuk e do përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës’
Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike në Kosovë, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë po del përtej detyrave të veta, përtej asaj se për çfarë është themeluar.
Hoxhaj ka shprehur gjithashtu kritikat karshi kryeministrit Albin Kurti, teksa ky i fundit nuk po e bën publik draft-statutin për Asociacionin.
“Si parti politike, ne kemi patur një qëndrim të unifikuar për Gjykatën Speciale e cila po gjykon ish-krerët e UÇK-së” – ka thënë Hoxhaj duke komentuar protestën e djeshme të PSD-së kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Deputeti i PDK-së, ka folur edhe për situatën aktuale politike, përfshirë dialogun dhe Asociacionin.
“Nuk pres asgjë prej dialogut, të paktën këtë vit, shto arsyen pasi në Serbi ka zgjedhje në dhjetor. Por gjithashtu jam I bindur se Albi nuk dëshiron ta përmbyll shtetndërtimin e Kosovës sepse kësisoj duhet të nënshkruhet një marrëveshje. S’ka asnjë produkt dhe asgjë finale. Fakti që nuk ka zgjedhje komunale në veri, dhe Kurti i ka thënë po draft-statutit për Asociacionin dhe e mban atë të fshehtë, tregon se ai ska asnje interes për finalizimin e dialogut” – theksoi Hoxhaj, sipas te cilit, përpjekja e Kurtit për te fshehur draft-statutin, “është e paprecedentë”.
Hoxhaj, po ashtu ka thënë se “Kosova është bërë problem i sigurisë”, teksa ka komentuar edhe vendimin e fundit të Gjermanisë për të shtuar ushtarët në Kosovë. Sipas tij, “me këtë politikë të gabuar të Kurtit, nuk do të ndodhë asgjë drejt së mires për Kosovën”.