Connect with us

Rajon

Dodik përmend Kosovën dhe Serbinë e Madhe

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha se shteti kombëtar serb në Ballkan është një qëllim politik plotësisht legjitim “i cili është e sigurt se do të arrihet në një moment, edhe pse shumë duan ta bëjnë të pamundur” dhe theksoi se serbët do të përpiqen ta arrijnë këtë qëllim politikisht legjitim në mënyrë paqësore.

“E vetmja gjë është që serbët kësaj radhe nuk do të jenë aq naivë sa të fillojnë ndonjë aksion të dhunshëm për të arritur një qëllim politikisht legjitim” – deklaroi Dodik.

I pyetur nëse e kishte diskutuar këtë ide me dikë Beograd, Dodik zbuloi se kishte biseduar për këtë me të dërguarin e posaçëm të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

“Dhe nëse flas për këtë me dikë në Beograd, kjo as që ka rëndësi. Veprimet politike janë të rëndësishme dhe janë edhe përgjigjja e pyetjes suaj pse kam qenë kaq gjatë në pushtet – sepse po përpiqem të zbatoj vullnetin e popullit. Nëse dikush dyshon për këtë, le të bëjmë një referendum” – potencoi Dodik.

Advertisement