Connect with us

Kosova

Kisha Serbe, depo armësh dhe ëndërron luftë në Ballkan

“Duke e ditur mjaft mirë situatën në Mal të Zi, nuk e përjashtoj që pretendimet se Serbia po fut ilegalisht armatim në pjesën veriore të Kosovës janë të vërteta” – Kështu u shpreh Sreten Vujoviç, shkrimtar dhe nënkryetar i Qendrës Malazeze PEN

“Ka një heshtje për një kohë të gjatë dhe dihet se që nga fillimi i dramës ballkanike, njerëzit e kishës kanë qënë pjesëmarrës aktivë në ngjarjet e luftës dhe se kishat kanë qënë qendra grumbullimi ku ruheshin armët dhe municionet” – ka treguar Vujoviç, sipas të cilit, nuk duhet harruar se priftërinjtë e Kishës së Serbisë ishin propaganduesit kryesorë të fushatës së luftës së kriminelëve Sllobodan Millosheviç, Ratko Mlladiçin dhe Radovan Karaxhiç.

Vujovic theksoi gjithashtu se Kisha është bërë një strehë e sigurt për shumë njerëz, biografia e të cilëve gjatë luftës ishte shumë e diskutueshme përsa i përket keqbërjeve të mundshme.

“Për momentin ata hoqën dorë nga profesioni i tyre bazë i luftës, por  arsyeja pse ata nuk hoqën dorë nga arma, për fat të keq, është se ata ëndërrojnë një moment të përshtatshëm për të këqija të reja” – theksoi Vujoviç, duke shtuar se Kisha e Serbisë trashëgon vlerat e saj si lëvizje çetnike, e cila përfundoi në bashkëpunim me fashistët dhe bëri krime të panumërta.

Vujovic tha gjithashtu se memorandumi i SANU, i cili projektonte të gjithë të keqen ballkanike, pas shembjes së ushtrisë djallëzore të Millosheviçit, u rinovua brenda të ashtuquajturës bota serbe, dhe për ta bërë më të lehtë realizimin e ‘ëndrrës’, u hodh në treg ideja e Ballkanit të Hapur, e cila në fakt është vetëm ‘nofka’ e tre projekteve të shteteve të mëdha.

Kur është fjala për veriun e Kosovës, ai u shpreh se, Vuçiç do ta “kalonte” lehtësisht humbjen e atyre komunave me kompensim, por “nga analistë nga Serbia dëgjojmë se ai ka nevojë për atë zonë si “tokë e askujt” për realizimin e qëllimeve të tij.

Vujovic e krahason marrëdhënien e Perëndimit me rajonin e Ballkanit, me periudhën e pas Luftës së Parë Botërore – “për të kënaqur në një farë mënyre aspirantët e përjetshëm në territore të huaja, për të arritur një paqe të dukshme, e cila, varësisht nga nevoja, gjithmonë do të jetë në gjendje të jetë një fokus i ri krize që lejon të mëdhenjtë të jenë të pranishëm në çdo kuptim të mundshëm, mbi të gjitha ushtarak”.

“Kjo është përafërsisht ajo që po bën Vuçiç. Ai është piroman dhe zjarrfikës në të njëjtën kohë” – theksoi Sreten Vujoviç

 

Advertisement