Connect with us

Aktualitet

Shtyhet sërish seanca, Beleri refuzon të dëshmojë në gjyq

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Ajo do të mbahet më datë 19 dhjetor, ora 14:30.

Raportohet se Fredi Beleri ka refuzuar të dëshmojë në cilësinë e të pandehurit.

‘Do të dëshmoja po të kisha besim, po në dosje ka dokumente të falsifikuara’– u shpreh Beleri.

Fredi Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave dhe nga ana tjetër çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke, e cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar.

Advertisement