Connect with us

Lifestyle

Çfarë duhet të dini para se të zgjidhni këpucët me taka

Nga dëshira e madhe që po blejmë këpucë të reja me taka, ne nuk marrim parasysh disa karakteristika që duhet të kenë një palë këpucë, por shohim vetëm anën e jashtme të tyre. Provojmë nëse është numri ynë dhe kaq mjafton për të “ndarë mendjen” se janë këpucët e duhura.

Por disa truke do t’ju vijnë shumë në ndihmë përpara se të zgjidhni një palë këpucë me taka.

1 – Pjesa e shputës nuk duhet të deformohet

Provoni ta përthyni me dorë pjesën e shputës. Nëse forma e saj prishet nga ky veprim nuk janë këpucët e duhura, pasi imagjinoni se çfarë do ndodhë me to nëse mbajnë të gjithë peshën e trupit për disa orë.

2 – Zgjidhni numrin e këpucës të këmbës më të madhe

Ju të gjithë e dini që njëra këmbë është më e madhe se tjetra, prandaj këpucët duhet t’i merrni me numrin e këmbës më të madhe.

3  – Gjatësia e takës

Nëse doni që këpuca të jetë e rehatshme, taka nuk duhet t’i kalojë 9 cm. Platforma do t’ju ndihmojë gjithmonë, por nëse i doni elegante, sigurohuni që taka mos t’i kalojë 9 cm.

4 – Koha kur blini këpucë

Këpucët duhen blerë pasdite, pasi këmbët janë paksa më të fryra. Nëse ju i blini gjatë orëve të para të ditës, në mbrëmje mund t’i ndjeni pak të shtrënguara.

5 – Hapësira ku i provoni

Kur të provoni këpucë të reja, sigurohuni që të ecni disa hapa në një sipërfaqe të fortë, pasi jo gjithmonë do të ecni në parket.

Advertisement