Connect with us

Shkrime

Kufijtë e rinj në Ballkan dhe hegjemonizmi serb

Rryma kryesore politike e Serbisë së sotme, Vuçiç, Daçiç, Vulin, dhe nëse doni Shesheli dhe Nikoliçi, si fantazma të së kaluarës më të errët dhe luftënxitës, vazhdojnë të promovojnë ideologjinë e gjakut dhe dheut, d.m.th. projektin e Serbisë së Madhe, pa asnjë kufizim ose të paktën një ndjenjë turpi për kontributin e tyre të rëndësishëm në tragjedinë e rajonit në vittet ’90.

Kështu shkruan Boris Vukotiç, ish-konsulli i Malit të Zi në Kroaci, për portalin kroat Index.

Natyrisht, ish-nacionalsocialistët dhe radikalët këtë herë e kanë mbështjellë ekstremizmin e tyre me një projekt me një emër tjetër, por me një qëllim identik.

Programi Bota Serbe, të cilin megafonët e Vuçiçit, si Vulin, komandanti i rrëzuar i të gjitha shërbimeve të sigurisë serbe apo dhe Milorad Dodik i Putinit, e kanë përmendur gjithnjë e më shpesh në fjalimet e tyre publike të deritanishme, te cilat në fakt nuk janë gjë tjetër veçse, një version i paketuar bukur i idesë së vjetër hegjemoniste të një shteti të madh serb.

Në themel të agjendës së tyre është narrativa për kërcënimin e serbëve në territoret jashtë Serbisë, kryesisht në fqinjët e saj, për shembull në Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë.

Natyrisht, këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim ndaj serbëve, por për tentativë për homogjenizimin e ri të tyre ndaj shteteve fqinje, pas tentativave të dështuara në fillim të viteve ’90, si dhe revizionizmit historik dhe, më e keqja, mohimi i identitetit kombëtar të popujve të tjerë të rajonit, në radhë të parë malazezëve dhe boshnjakëve, origjina e të cilëve dëshiron të lidhet me korpusin kombëtar serb.

Kjo do ta bënte më të lehtë sfidimin e kufijve aktualë shtetërorë dhe rishikimin e të gjithë arkitekturës shtetërore-juridike të Ballkanit Perëndimor në favor të dominimit absolut të Beogradit në fazën e mëvonshme të zbatimit të projektit Bota Serbe.

Para së gjithash, duhet theksuar se politikëbërësit në Kremlin dhe Kisha Ortodokse Ruse vlerësuan se te qeveritë nacionaliste në Beograd dhe te Kisha Ortodokse Serbe, kanë një partner të madh për përhapjen e ideja e tyre me karakter fetaro-politik, e cila në thelb mino gjithçka që përfaqëson demokracia liberale. Së fundi, një nga pasojat e dukshme të kësaj politike është pushtimi brutal i Ukrainës. Rusët panë gjithashtu se pozita e Kishës Ortodokse Serbe në raport me Presidentin Vuçiç është identike me pozitën e Kishës Ortodokse Ruse në raport me Kremlinin, pra e varur.

Nuk është sekret që patriarku serb Porfirije mbetet i preferuari i presidentit Vuçiç.

A mund ta kishte penguar Patriarku Porfirje, Vojislav Sheshelin, një kriminel lufte i dënuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte për  dëbimin e kroatëve nga Vojvodina? Ndoshta po, por nuk e bëri. Ai, bashkë me Vucicin dhe Dodikun nuk pertojnë tju shpjegojnë njerëzve “kuptimin e ekzistencës së tyre si komb”, duke sfiduar identitetin e popujve të tjerë, një përpjekje kjo per hegjemoni.

Advertisement