Lifestyle
Ja pse nuk duhet të hani kurrë para televizorit
Një ndeshje futbolli ose një film, me një tas me kokoshka, patate të skuqura dhe një kanaçe birrë ose kola. Ky besoj është kombinimi është klasik pas një dite të gjatë e të lodhshme. Një gjë e tillë mund të jetë e këndshme në rast se nuk e bëjmë shumë shpesh, por nëse kthehet në një zakon të përditshëm atëherë duhet të kuptoni që po dëmtoni trupin tuaj. Kjo pasi sipas shkencës ndërkohë që po hani dhe bëni një aktivitet tjetër, ju ” e shpërqendroni ” trurin tuaj duke e marrë sinjalizimin e ngopjes shumë më vonë. Kjo ndikon në ngrënien me tepricë më pas. Veç kësaj ka dhe shumë arsye të tjera pse nuk duhet të hamë përpara televizorit.
1. Ndjesia e ngopjes
Ky është sinjali neurologjik që na sinjalizon sa kemi ngrënë dhe sa nevoja ka trupi jonë për tu ngopur. Nëse ky ekuilibër ndryshon nga aktiviteti që ne po bëjmë ndërkohë që po hamë, atëherë ne do të jemi të predispozuar të hamë më shumë se çduhet.
2. E thotë dhe shkenca
Një grup studiuesish bënë një studim për këtë gjë dhe arritën në përfundimin se aftësia për të dalluar se kur jeni të ngopur me sasinë e ushqimit, varet nga vëmendja që i kushton truri vaktit. Nëse ai përqendrohet në një aktivitet tjetër (televizori) më “të rëndësishëm”, atëherë ai do të “harrojë” të regjistrojë sasinë e ushqimit që po merrni.
3.Të ngrënit kërkon përqendrim
Dietologët shpesh na kërkojnë të përqendrohemi tek sasia e ushqimit që marrim gjatë një vakti. Shijimi e përtypja ngadalë na ndihmon të shijojmë dhe të marrim çdo shije të ushqimit. Kjo gjë e ndihmon trurin të na sinjalizojë të çohemi nga tavolina edhe kur kemi ngrënë një sasi më të vogël.
4. Ushqimi komod
Ngrënia para televizorit nuk është i vetmi zakon i keq që ne mund të kemi. Pushimi që ne bëjmë pas një dite të lodhshme pune mund të shoqërohet dhe me ushqime të ashtëquajtura “komode”. Këtu hyjnë patatet e skuqura, çokollata, akullorja të cilat nëse kthehen në zakon ju bën të “varur” prej tyre e sigurisht sjellin pasoja në organizëm si ushqime aspak të shëndetshme. Megjithatë për këtë ka një zgjidhje. Ju mund t’i zëvendësoni ato gjatë darkës me një aktivitet që mund të jetë një pazëll, vizatim apo një bisedë me familjarët. Nëse vazhdoni të keni uri këshillohet të pini një çaj bimor për tu qetësuar.